Biznes

Bitcoin ra nën 10,000 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Gusht 2019
0
Ethereum u ndalua në 169 dollarë nga 187 dollarë që ishte po ditën e djeshme. Që nga fillimi i vitit bitcoin është rritur me 150%, pjesërisht ndihmuar edhe nga prezantimi i projektit Libra për publikun, kriptomonedhës së Facebook. Bitcoin ra nën 10,000 dollarë

Çmimi i një bitcoin ra nën 10,000 dollarë pas një zhvlerësimi masiv të të gjitha kriptomonedhave ditën e Mërkure.

Bitcoin ra me 530 dollarë, ose afro 5% përgjatë 40 minutave ditën e djeshme sipas të dhënave të CoinDesk.

Edhe kriptomonedha tjetër ethereum ra ditën e Mërkure me 9%. Nuk është e qartë çfarë ka nxitur këtë shitje masive.

Aktualisht sipas CoinDesk një bitcoin këmbehet me 9,527 dollarë nga 10,257 dollarë që ishte ditën e djeshme.

Ethereum u ndalua në 169 dollarë nga 187 dollarë që ishte po ditën e djeshme. Që nga fillimi i vitit bitcoin është rritur me 150%, pjesërisht ndihmuar edhe nga prezantimi i projektit Libra për publikun, kriptomonedhës së Facebook.

Disa analistë thanës e Libra po rriste ndërgjegjësimin rreth aseteve dixhitale. Megjithatë Libra u kritikua nga shumë politikanë dhe autoritetet rregullatorë dhe si rezultat bitcoin është më poshtë sesa niveli i 12,600 dollarëve të Korrikut.

Ethereum gjithashtu arriti vlera rekord pas prezantimit të Libra, por që nga fillimi i vitit nuk është rritur më shumë sesa 14%.

Qeveritë në mbarë botën po eksplorojnë krijimin e kriptomonedhave të tyre. Një zyrtar i lartë Kinez tha në fillim të Gushtit se vendi ishte pranë lançimit të një monedha dixhitale kombëtare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  9 miliardë dollarë në Bitcoin u transferuan në një orë por për çfarë arsye

Lajmet e fundit>