Biznes

Bitcoin ra nën 10,000 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
Investitorët shpresojnë se hyrja e Facebook do të sjellë më shumë legjitimitet tek ky sektor. Rregullatorët kanë paralajmëruar rreth lëvizjes së Facebook dhe kanë planifikuar rregulla të reja për mbrojtjen e konsumatorëve. Bitcoin ra nën 10,000 dollarë

Çmimi i bitcoin ra nën 10,000 dollarë ditën e sotme, 30% më pak sesa pika më e lartë e javës prej 14,000 dollarë.

Kriptomonedha më e madhe ra deri në 9,800 dollarë përpara se të shënonte një rritje të lehtë dhe këto momente që shkruajmë vlerësohet me 10,196 dollarë sipas CoinMarketCap.com.

Prej muajsh bitcoin kishte ngelur poshtë çmimit të 6,000 dollarëve megjithatë plani i Facebook për të krijuar një kriptomonedhë të quajtur Libra vitin e ardhshëm bëri që vlera e bitcoin të merrte një hov që paparë që prej 2017.

Edhe kriptomonedhat e tjera kanë rënë. Rritjet e fundit të bitcoin bënë që shumë investitorë dhe mbarë komunitetin i kriptomonedhave të besonin tek arritja e niveleve rekord të Dhjetorit 2017 kur u vlerësua me 20,000 dollarë.

Investitorët shpresojnë se hyrja e Facebook do të sjellë më shumë legjitimitet tek ky sektor. Rregullatorët kanë paralajmëruar rreth lëvizjes së Facebook dhe kanë planifikuar rregulla të reja për mbrojtjen e konsumatorëve.

Por ka pasur edhe zëra që kanë mbështetur lëvizjen e Facebook. Guvernatori i Bankës së Anglisë mirëpriti Libra por tha se Facebook duhet të përmbushë disa standarde dhe kritere rregullatore përpara se projekti i saj ambicioz të bëhet i besueshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera e bitcoin në pikën më të lartë që prej 8 muajsh

Lajmet e fundit>