Biznes

Bitcoin rikthehet mbi 40 mijë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Maj 2021
Megjithatë bitcoin është 30% më poshtë sesa vlera rekord dhe ka humbur mbi 37% që kur mbërriti në afërsi të kufirit prej 65 mijë dollarësh në Prill. Bitcoin rikthehet mbi 40 mijë dollarë

Bitcoin u ngjit në mbi 40 mijë dollarë ditën e Mërkure për herë të parë këtë javë ndërsa paqëndrueshmëria e vlerës së kriptomonedhës vuri në pah aspektin më negativ të saj.

Kriptomonedha u ngjit me 6.5% në 40,763 dollarë përpara se të tërhiqej në 39,814 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas bursës së Bitstamp.

Megjithatë bitcoin është 30% më poshtë sesa vlera rekord dhe ka humbur mbi 37% që kur mbërriti në afërsi të kufirit prej 65 mijë dollarësh në Prill.

Kujtojmë se gjatë këtij viti është rritur me 40%.

Javën e kaluar Bitcoin ra deri në 30 mijë dollarë, pika më e ulët që prej muajit Janar. Rënia e kriptomonedhës erdhi nga komentet e Elon Musk por edhe luftën kundër kriptomonedhave që po zhvillon Kina. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  MasterCard mbështet kriptomonedhat në sistemin e saj global të pagesave