Biznes

Bitcoin rritet në mbi 10,000 dollarë pas dy javësh

Publikuar , 15 Shkurt 2018
0
Gjatë Janarit monedha kriptografike më popullore në botë ishte në shënjestër të autoriteteve të huaja. Bitcoin rritet në mbi 10,000 dollarë pas dy javësh

Bitcoin u ngrit në mbi 10,000 dollarë ditën e Enjten për herë të parë pas dy javësh ndërsa investitorët filluan të blinin monedhën e cila ka humbur 70% të vlerës rekord të arritur në Dhjetor.

Në bursën e Luksemburgut Bitstamp një një bitcoin këmbehej me 10,026 dollarë, një rritje me 6% brenda ditës.

Gjatë Janarit monedha kriptografike më popullore në botë ishte në shënjestër të autoriteteve të huaja.

Bitcoin ra deri në 6,200 dollarë duke shtuar frikën se ky mund të ishte fundi i monedhës por ja që nuk ndodhi.

Që nga ajo ditë monedha është në rritje të vazhdueshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Startupi i kriptomonedhave hakon vetveten për të shpëtuar fondet e përdoruesve

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>