Biznes

Bitcoin tërhiqet pas rekordit të fundjavës

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Mars 2021
Në muajt e parë të këtij viti vlera e bitcoin është dyfishuar ndërsa gjatë 2020-ës katërfishuar. Bitcoin tërhiqet pas rekordit të fundjavës

Bitcoin humbi vlerë në mënyrë të ndjeshme ditën e Hënë pasi arriti rekordin e 61 mijë dollarë gjatë fundjavës, një rritje që analistët ja atribuojnë stimulit financiar prej 1.9 trilionë dollarësh nënshkruar nga administrata Biden.

Duke qenë se shumë investitorë e shohin bitcoin si një armë kundër inflacionit, analistët besojnë se rritja e vlerës së kriptomonedhës është ndihmuar edhe nga shpresa e një rikuperimi ekonomik.

Në muajt e parë të këtij viti vlera e bitcoin është dyfishuar ndërsa gjatë 2020-ës katërfishuar. Aktualisht kriptomonedha këmbehet me 55,290 dollarë në bursën Bitstamp të Luksemburgut.

Një tjetër arsye e tërheqjes së bitcoin këtë të Hënë mund të kenë qenë lajmet e qarkulluara se India mund të dëbonte përdorimin ekriptomonedhave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një aplikacion nga një ekip Shqiptar ndryshon konceptin e produktivitetit me aplikacionet e detyrave