Biznes

Bitcoin vuan por jo Litecoin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Qershor 2019
0
Çmimi i një bitcoin të vetëm, kriptomonedha lider në botë për nga vlera e tregut, sillet në një luhatje maksimale prej 600 dollarësh që prej 5 Qershorit. Bitcoin vuan por jo Litecoin

Për ditën e 8-të me radhë Bitcoin ka qëndruar në vend ndërsa kriptomonedhat rivale si Litecoin po shënojnë ditë të mira.

Çmimi i një bitcoin të vetëm, kriptomonedha lider në botë për nga vlera e tregut, sillet në një luhatje maksimale prej 600 dollarësh që prej 5 Qershorit.

Ndërsa rëniet nën 7,500 dollarë kanë qenë jetëshkurtra, blerët nuk kanë mundur dot ta dërgojnë monedhën në mbi 8,100 dollarë.

Në këto momente që shkruajmë monedha është në 8,000 dollarë në bursën e Bitstamp, një rritje me vetëm 0.5% në 24 orë.

Me bitcoin e paqartë, kriptomonedhat e tjera alternative si ethereum, XRP, bitcoin cash dhe EOS kanë hasur vështirësi të gjejnë drejtim të ri.

Litecoin përbën përjashtim sepse në vetëm 24 orë është rritur me 6.5% sipas CoinMarketCap. Ajo është kriptomonedha e katërt në e madhe në botë për nga vlera e tregut dhe arriti në 141 dollarë ditën e sotme, niveli më i lartë që prej Majit 2018.

Nëse bitcoin arrin të thyejë kufirin e 8,100 dollarëve, me shumë gjasa monedha do të shkojë drejt 8,500 siç e tregon edhe grafiku.

Nëse ndodh e kundërta dhe bie nën 7,700 dollarë, atëherë monedha do të ekspozohej drejt vlerave më të ulëta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me Libra, kriptomonedhën e shumëpritur të Facebook

Lajmet e fundit>