Biznes

Bitmain, gjigandi Kinez i gërmimit të monedhave kriptografike përgatitet për IPO-në më të madhe në industri

Sep 27 2018
0 Shpërndarje
Bitmain dhe fabrikat e saj të gërmimit të monedhave kriptografike janë përgjegjëse për përpunimin e mëse gjysmës së bitcoin-ëve në mbarë botën. Bitmain, gjigandi Kinez i gërmimit të monedhave kriptografike përgatitet për IPO-në më të madhe në industri

Një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të monedhave kriptografike – miner – Bitmain Technologies, paraqiti ditën e Enjten aplikimin në bursën e Hong Kongut e cila mund të jetë IPO-ja më e madhe në industrinë e kriptomonedhave.

Prej tre vitesh bursa ka shijuar një rritje fenomenale kur të ardhurat prekën vlerat e 2.84 miliardë dollarë në fund të Qershorit.

Megjithatë dalja në bursë vjen në një moment kur vlera e bitcoin ka rënë ndjeshëm.

Bitmain dhe fabrikat e saj të gërmimit të monedhave kriptografike janë përgjegjëse për përpunimin e mëse gjysmës së bitcoin-ëve në mbarë botën.

Pavarësisht një rritje me 800% me fitim rekord prej 742.7 milion dollarësh, analistët i tremben impaktit të rënies së vlerë së bitcoin.

Monedha kriptografike më e madhe në botë ka humbur 1/3 e vlerës që kishte Dhjetorin e vitit të kaluar.

Përveç se është një prej gërmuesve më të mëdhenj në botë të monedhave kriptografike, Bitmain gjithashtu shet pajisje të tilla.

Investitorët shpresojnë që Bitmain të vlerësohet mes 30 deri në 40 miliardë dollarë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>