Lajmet

BitTorrent ka në plan lançimin e një aplikacioni mobil transmetimi

Publikuar , 16 Shkurt 2014
0
BitTorrent ka në plan lançimin e një aplikacioni mobil transmetimi

BitTorrent-Live-MobileProtokolli i transmetimit P2P është prezantuar për herë të parë nga BitTorrent në mars të vitit 2013 dhe motoja e këtij lançimi ka qenë: “Transmetim direkt nga njerëzit, për njerëzit”.

Ky shërbim është krijuar për të eliminuar barrierat e transmetimit si bandwidth-i, kostoja dhe infrastruktura. E mira e këtij shërbimi është që përmirësohet me kalimin e kohës dhe me shtimin e sa më shumë përdoruesve.

Tashmë BitTorrent ka njoftuar rreth planit të tij për të prezantuar produktin e parë Alpha të bazuar në teknologjinë e transmetimit Live P2P. Bëhet fjalë për një aplikacion mobil transmetimi që do të ofrohet gjatë këtij viti.

Fatkeqësisht kompania nuk ka ofruar detaje të tjera rreth këtij aplikacioni, por duke marrë në konsideratë faktin që dërgesat e smartfonëve rriten gjithnjë e më tepër, është mëse i kuptueshëm vendimi i kompanisë për të krijuar fillimisht versionin mobil të aplikacionit në fjalë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tumblr fshin 4.47 milionë postime për gjuhë të urrejtjes