Lajmet

BitTorrent po eksperimenton krijimin e një chat-i të sigurt

Publikuar , 02 Tetor 2013
0
BitTorrent po eksperimenton krijimin e një chat-i të sigurt

Menjëherë pas zbulimit të spiunimeve të NSA-së njerëzit dhe kompanitë e ndryshme janë përpjekur të krijojnë rrugë të sigurta komunikimi.

Një prej tyre tyre është edhe BitTorrent e cila ka deklaruar së fundmi se po eksperimenton ndërtimin e një klienti chat që do të shërbejë për shkëmbimin e mesazheve të sigurta.

Për krijimin e këtij programi është zbatuar koncepti i teknologjisë së decentralizuar që qëndron në zemër të gjithë torrent-ëve që mundësojnë shkëmbimin e mesazheve midis njerëzve. Sipas Christian Averill, përgjegjës i komunikimeve në BitTorrent, nuk ekziston një server qendror për ruajtjen e bisedave.

Në thelb funksionon si Bit Torrent Sync,i cili realizon menaxhimin dhe transferimin e dokumentave midis kompjuterave të ndryshëm, por në këtë rast është aplikacioni eshte përditësuar për komunikimin në kohë reale.

Kur Averill është pyetur se cila do të ishte përgjigja e BitTorrent nëse agjenci të tilla si NSA do të kërkonin krijimin e një “dere të pasme” që do të ekspozonte të gjitha të dhënat dhe bisedat e përdoruesve, ai është përgjigjur: “Ne nuk jemi të familjarizuar me detajet e programeve të NSA prandaj është diçka mbi të cilën unë nuk mund të komentoj.”

Më tutje është shprehur se ekipi i BitTorrent është fokusuar në krijimin e një programi të qëndrueshëm, jo të bazuar në cloud që respekton privatësinë e përdoruesit dhe i sjell përfitime konsumatorit.

Nuk është konfirmuar ende se me cilën prej tre platformave desktop (Windows, Mac, Linux) do të funksionojë ky program për shkëmbimin e sigurt të mesazheve. Është planifikuar që BitTorrent Chat të ofrohet edhe nëpërmjet aplikacioneve mobile.

Lançimi i parë i BitTorrent Chat është një version alfa privat që do të thotë se për përdorimin e tij është e nevojshme që përdoruesit të regjistrohen në faqen kryesore për të siguruar një ftesë që do të mundësojë shkarkimin e programit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

BitTorrent Chat

Lajmet e fundit>