Lajmet

BitTorrent po kërkon të ndryshojë mënyrën se si është ndërtuar ueb-i

Publikuar , 11 Dhjetor 2014
0
BitTorrent po kërkon të ndryshojë mënyrën se si është ndërtuar ueb-i

Maelstrom_lead_image.0.0Mbështetja e BitTorrent për një internet të hapur është një nga karakteristikat që përfaqëson kompaninë. Vizioni i saj rreth internetit ku përdoruesit do mund të kenë më shumë kontroll rreth të dhënave të tyre dhe informacionit personal shfaqet në çdo produkt që kompania sjell në treg. Tani kompania dëshiron që ta aplikojë këtë princip në gjithë rrjetin e internetit duke filluar nga Maelstrom , një ueb faqe e re online e bazuar në protokollin e BitTorrent.

BitTorrent pretendon se problemet tepër të prekshme sot si privatësia, siguria dhe efiçenca, mund të eliminohen nëqoftëse përdoruesit nuk do të jenë të detyruar të lidhen me një server të caktuar për të aksesuar një faqe interneti. Sipas vizionit të kompanisë, publikuesit online mund të publikojnë, të shpërndajnë apo të përditësojnë një faqe përmes protokollit të BitTorrent dhe të tjerët që vizitojnë faqet automatikisht do të ndihmojnë në shpërndarjen e përmbajtjes së ueb-it. Në këtë mënyrë do të jetë më i vogël numri i serverave të centralizuar.

E gjitha kjo mbetet akoma në kufijtë e një projekti që është akoma në hapat e tij të parë. Kompania është shprehur se realizimi i këtij projekti dhe adaptimi do të kërkojë një kohë relativisht të gjatë. Ka akoma shumë pyetje pa përgjigje. Ekspertët dhe zhvilluesit kanë deklaruar se kjo është një ide tepër ambicioze që kërkon shumë punë dhe që realisht mund të reduktojë shumë nga problemet e internetit në ditët e sotme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një kompani që shiste telefonë të enkriptuar kontrollohej nga një bandë kriminale

Lajmet e fundit>