Lajmet

BitTorrent Sync, shërbim falas për ngarkim pa kufi në cloud

Publikuar , 28 Janar 2013
0
BitTorrent Sync, shërbim falas për ngarkim pa kufi në cloud

Shërbimet për backup në cloud janë duke u paraqitur gjithkund këto ditë, ku edhe vetë BitTorrent është duke u hedhur në cloud: BitTorrent ka lajmëruar një shërbim të ri për backup në cloud të cilin e quan Sync dhe ndonëse ka mjaft shumë ngjashmëri me shërbimet e tjera në cloud që tashmë ekzistojnë, Sync ofron disa ndryshime kyçe.

Duke përdorur Sync-in, ju në fakt jeni duke përdorur serverët e BitTorrentit për të bartur skedarët nga njëra pajisje tek tjetra. Kjo ka një numër të përfitimeve, pasi nënkupton që ju më nuk do të jeni të kufizuar për madhësinë sikurse jeni me shërbimet e tjera.

Njëra nga kokëçarjet madhore me shërbimet si Dropbox dhe SkyDrive është që ju jeni të kufizuar në atë se sa mund të vendosni në folderët tuaj të sinkronizuar, për shembull, me Dropbox ju merrni 2 GB hapësirë të lirë pa pagesë dhe që shpenzohet shpejt kur e përdorni për të sinkronizuar shumë video.

Sapo ta keni arritur kufirin, ju duhet të shpenzoni para për të marrë më tepër hapësirë.

Kjo nuk është një ankesë e madhe, teksa ndërmarrjet që ekzistojnë bëjnë para nga këto pagesa.

Sync i BitTorrent-it në anën tjetër është falas për t’u përdorur. Ju nuk duhet të shqetësoheni për kufizimet në madhësinë e bartjeve që e realizoni nga një pajisje në tjetrën, që me siguri tingëllon si një gjë mjaft e këndshme për ata që në vazhdimësi duhet të mbështeten në shërbimet e cloud-it për bartur skedarët mes pajisjeve.

Aq mirë sa tingëllon, ekziston vetëm një problem: BitTorrent Sync nuk është ende në dispozicion për t’u përdorur (nëse nuk dëshironi ta përdorni versionin testues pre-alpha). Ai për momentin është në fazat e testimit, por mbase mund të kalojnë disa muaj derisa Sync të jetë në dispozicion për përdoruesit e BitTorrent-it. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy Note 9 i dyti pas Huawei P20 Pro për kamerën më të mirë

BitTorrent Sync

Lajmet e fundit>