Lajmet

Bizneset mund të përdorin Messenger për të komunikuar me konsumatorin nga uesbajti

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Gusht 2020
0
Megjithatë kjo shtojcë ju kërkon vizitorëve të kyçen në Facebook duke kufizuar adoptimin. Sot kjo do të ndryshojë thotë Facebook. Bizneset mund të përdorin Messenger për të komunikuar me konsumatorin nga uesbajti

Facebook do ta bëjë më të lehtë për bizneset që duan të komunikojnë me konsumatorin përmes Messenger dhe tani do ta bëjnë direkt nga uebsajti i tyre.

Në Nëntor të 2017-ës kompania lançoi një shtojcë komunikimi me konsumatorët ku këta të fundit mund të komunikonin direkt me biznesin në uebsajtin e biznesit përmes shërbimit të Messenger.

Megjithatë kjo shtojcë ju kërkon vizitorëve të kyçen në Facebook duke kufizuar adoptimin. Sot kjo do të ndryshojë thotë Facebook.

Tashmë Messenger do të përshtatet si një shërbim komunikimi live edhe për ata që nuk kanë një llogari në Facebook apo për momentin nuk mbajnë mend fjalëkalimin.

Gjithashtu është e dobishme për ata që dëshirojnë të ruajnë anonimitetin. Shtojcat e përditësuar do të lejojë konsumatorët të komunikojnë me bizneset pa qenë të kyçur ndërsa bizneset do të vijojnë të përdorin mjetet për të menaxhuar bisedat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Veçoria e shumëkërkuar e WhatsApp e disponueshme për të gjithë përdoruesit