Lajmet

Bizneset mund të shfaqin së shpejti video me përmasa të mëdha në faqen e tyre në Facebook

Publikuar , 26 Dhjetor 2014
0
Bizneset mund të shfaqin së shpejti video me përmasa të mëdha në faqen e tyre në Facebook

Twitter nuk është i vetmi kundër të cilit po lufton Facebook për kontrollin e shpërndarjes së lajmeve dhe përmbajtjeve të ndryshme. Kompania Facebook po kërkon të shndërrojë faqen kryesore të këtij rrjeti social në një lloj gazete apo kanale televizivë. Ndaj dhe Facebook ka publikuar një dizajn të ri në seksionin e videove të faqeve të quajtur ‘faceTube’.facetube.jpg2

Të gjitha bizneset do të jenë së shpejti në gjendje të shfaqin  video të ndryshme në përmasa të mëdha në faqen e tyre. Kjo do ti bëjë faqet e Facebook-ut të duken tepër të ngjashme me kanalet e YouTube. Kompania deklaroi se aktualisht është duke testuar këtë format në disa faqe specifike dhe në javët në vazhdim kjo platformë do të jetë e disponueshme për çdokënd. Duket se gjiganti Facebook po përpiqet të ti ktheje faqet në destinacione që bizneset do ti përdorin masivisht për të lidhur dhe mbajtur marrëdhënie me klientët. Faqet do të pajisen automatikisht me dizajnin e ri. Më në fund Facebook po e menaxhon në mënyrën e duhur seksionin e videove duke e transformuar atë ‘rrëmujë’ që kishte krijuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook ju ka ofruar publikuesve miliona dollarë në këmbim të përmbajtjeve të tyre

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>