Analiza

Biznesi i shërbimeve të Apple bëhet burimi dytë i të ardhurave pas iPhone

Publikuar , 14 Janar 2019
0
Sipas Tim Cook, të ardhurat e Apple jashtë biznesit të iPhone u rritën me 19%. Këto të ardhura vinë nga veshjet elektronike, kompjuterët Mac dhe shërbimet. Biznesi i shërbimeve të Apple bëhet burimi dytë i të ardhurave pas iPhone

Kur Apple tha gjatë sezonit të pushimeve se priste rënie të të ardhurave për tre mujorin e parë të 2019-ës investitorët dhe aksionerët u përqendruan tek lajmet negative.

Zhgënjimi nga shitjet e dobëta të iPhone ishte kaq i madh saqë tërhoqi një kompani të tërë drejt greminës.

Megjithatë pjesa tjetër e biznesit po shkon për mrekulli.

Sipas Tim Cook, të ardhurat jashtë biznesit të iPhone u rritën me 19%. Këto të ardhura vinë nga veshjet elektronike, kompjuterët Mac dhe shërbimet.

Edhe pse Apple ende konsiderohet kompani hardueri, segmenti i shërbimeve si Apple Music, Apple Pay, iTunes dhe App Store janë shndërruar në një biznes mjaft fitimprurës vitet e fundit.

Tashmë ato janë burimi i dytë i të ardhurave të kompanisë me 14%. Natyrisht iPhone qëndron në krye me 63% të të ardhurave ndërsa të ardhurat nga Mac dhe iPad kanë 10% dhe 7% respektivisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Të Martën përurohet Gati.al, platforma dixhitale dhe mobilitetit i vitit në ICT Awards 6

Lajmet e fundit>