Biznes

Biznesmeni që bleu Telekom Albania nxjerr në shitje investimin e tij më të madh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Korrik 2019
0
Telekomi Bullgar Vivacom mund të vlerësohet me 1.2 miliardë euro dhe 46% të aksioneve të kompanisë kontrollohen nga Spas Roussev. Biznesmeni që bleu Telekom Albania nxjerr në shitje investimin e tij më të madh

Kompania Bullgare e Telekomunikacionit në pronësi të investitorit që bleu Telekom Albania nga Deutsche Telekom në fillim të 2019-ës është në shitje sipas një raporti të Financial Times.

Telekomi Bullgar Vivacom mund të vlerësohet me 1.2 miliardë euro dhe 46% të aksioneve të kompanisë kontrollohen nga Spas Roussev, njeriu i cili në bashkëpunim me investitorin shqiptaro-bullgar Elvin Guri blenë 100% të aksioneve të Telekom Albania për 50 milion euro.

Në momentin kur u finalizua blerja e Telekom Albania, Roussev tha se do të sillte eksperiencën më të mirë të Vivacom edhe në Shqipëri.

Janë mbajtur disa takime me blerës së mundshëm të Vivacom, shitjen e të cilët e ka konfirmuar vetë Roussev. Ai tha se kompania parashikon 190 milionë euro fitim këtë vit.

Sipas FT Vivacom do të vlerësohet me 1.2 miliardë euro bazuar në marrëveshjet dhe blerjet e fundit në rajon si ajo e biznesit Telenor në Evropën Juglindore nga PPF dhe Tele2 nga Grupi United në Kroaci.

Konsorciumi i drejtuar nga Roussev e bleu Vivacom katër vite më parë për 330 milionë euro. VTB Capital, filiali Britanik i bankës Ruse VTB zotëron 20% të aksioneve të Vivacom, po aq sa edhe Delta Capital International.

Blerësit e mundshëm të Vivacom janë paralajmëruar rreth një padie civile që sillet si hije mbi Vivacom prej disa vitesh. Biznemeni Rus Dmitry Kosarev ka hapur një padi kundër VTB Capital, z. Roussev dhe z. Veltechev ku argumenton se ankandi për shitjen e Vivacom ishte një manipulim dhe kompania është shitur për një çmim artficialisht të ulët.

Biznesmeni Rus drejton kompaninë e investimi Empreno Ventures dhe thotë se shitja e Vivacom tek Roussev, VTB Capital dhe Veltchev ka zeruar investimin e tij.

LEXO EDHE:  Telekom Albania bëhet kompania e dytë e cila pajiset me frekuencat e internetit të shpejtë 4G

Megjithatë konsorciumi thotë se pretendimet e Empreno janë të pabaza.

Telekom Albania nisi procedurat e shitjes në Vjeshtën e 2018-ës për tu finalizuar në Janar të 2019-ës. Kompania kaloi në pronësi të Deutsche Telekom në 2015-ën dhe adoptoi markën e saj edhe pse ish-AMC kontrollohej nga Telekomi Grek OTE.

45% të aksioneve të këtij të fundit kontrollohen nga Deutsche Telekom. Largimi i Gjermanëve nga Shqipëria mendohet të ketë ardhur si rezultat i humbjeve të mëdha vitet e fundit. Megjithatë lëvizje e fundit në rajon nga DT tregojnë e shitja e Telekom Albania ishte vetëm fillimi.

Aktualisht Gjermanët janë në proces shitjeje të një tjetër kompanie Ballkanase, Telekom Romania, ku në garë për blerjen e kompanisë ka hyrë edhe biznesmeni Roussev. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>