Blog

Black-out masiv telekomunikacioni në Holandë, nuk punoni as numrat e emergjencës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Qershor 2019
0
“Nuk ka asnjë arsye të mendojmë se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik dhe ne monitorojmë sistemet tona 24/7” tha një zëdhënës i KPN. Black-out masiv telekomunikacioni në Holandë, nuk punoni as numrat e emergjencës

Një ndërprerje mbarëkombëtare e shërbimeve të telekomunikacionit në Holandë rrëzoi numrat telefonikë të policisë dhe emergjencës për katër orë ditën e Hënë përpara se kompania më e madhe në vend Royal KPN të rikthente shërbimin.

Shkaku i ndërprerjes mbetet i paqartë por kompania tha se nuk ka të bëjë me ndonjë sulm apo thyerje sigurie.

“Nuk ka asnjë arsye të mendojmë se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik dhe ne monitorojmë sistemet tona 24/7” tha një zëdhënës i KPN.

Ndërprerja ishte më e madhja në historinë e Holandës, një vend prej 17 milionë banorësh që krenohet me infrastrukturën e saj të telekomunikacionit.

Problemi buronte nga KPN por gjithashtu ka prekur edhe kompanitë e tjera që përdornin infrastrukturën backbone të gjigandit Holandez.

Numrat e kontaktit të emergjencës ishin jashtë funksioni duke bërë që qeveria të këshillonte qytetarët të shkojnë “vetë në spital.”

Policia ushtarake e cila ruan kufinjtë rriti prezencën e saj nëpër zonat ushtarake dhe aeroportit gjatë kësaj ndërprerje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pse telefonët tanë kanë nevojë për më shumë se një kamër?

Lajmet e fundit>