Lajmet

BlackBerry 10 fillon me 15.000 aplikacione

Publikuar , 15 Janar 2013
0
BlackBerry 10 fillon me 15.000 aplikacione

blackberry-10

Po afrohet data 30 janar kur RIM pas disa viteve zhvillimi më në fund do të finalizojë dhe lançojë sistemin e ri operativ BlackBerry 10.Blsckberry apps

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një sistem operativ plotësisht të ri, aplikacionet e vjetra, d.m.th ato nga gjeneratat e mëparshme të sistemit operativ BlackBerry në pajisjet e reja nuk do të punojnë dhe pikërisht për këtë RIM në disa raste u ka bërë thirrje zhvilluesve që me kohë të zhvillojnë aplikacione për platformën e re dhe për çdo aplikacion të miratuar ka premtuar shpërblim prej 100 $.

Sipas informacioneve më të reja të cilat vijnë nga RIM duket se kjo politikë ka dhënë frytet e veta, sepse vetëm gjatë fundjavës së kaluar kanë pranuar mbi 15.000 aplikacione të ndryshme.

Edhe pse me këtë sasi të aplikacioneve dyqani i ri BlackBerry World as për së afërmi nuk mund të konkurrojë me dyqanet e platformave të tjera, megjithatë, do të ketë të siguruar një “start fluturues”, sepse menjëherë pas fillimit të shitjes të pajisjeve të reja do të jenë në disponim shumica e aplikacioneve më të popullarizuara. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një arsye më tepër për të mos përdorur më një telefon Windows Phone

Lajmet e fundit>