Lajmet

BlackBerry: BBM është “populluar” me 20 milion përdorues të rinj brenda 1 jave

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
BlackBerry: BBM është “populluar” me 20 milion përdorues të rinj brenda 1 jave

BlackBerry_MessengerPlatforma e mesazheve të BlackBerry-it BBM ((BlackBerry Messenger) kaloi një javë vërtet intensive në sistemet Android dhe iOS.

Kompania njoftoi ditën e martë se në këtë shërbim janë regjistruar rreth 20 milion përdorues të rinj duke rritur kështu numrin total të përdoruesve aktivë mujorë deri në 80 milion.

BlackBerry llogarit si përdorues aktivë mujorë ata persona që marrin dhe dërgojnë të dhëna nëpërmjet shërbimit BBM brenda një periudhe prej 30 ditësh.

Është e rëndësishme të theksohet se pavarësisht se kjo shifër është deklaruar nga BlackBerry rreth 1 javë pas lançimit të BBM për Android dhe iOS, kompania nuk ka konfirmuar se këta 20 milion përdorues janë shtuar të gjithë nga platforma e Apple-it apo Google-it.

BlackBerry njoftoi se BBM ka qenë aplikacioni pa pagesë më i shkarkuar në Google Play në 35 shtete të ndryshme. Gjithashtu ka qenë edhe aplikacioni më i kërkuar në Apple App Store në 107 shtete të ndryshme.

Shërbimi i BlackBerry-it u lançua javën e kaluar dhe sipas kompanisë vetëm në 8 orët e para u regjistruan rreth 5 milion shkarkime. BBM mund të shndërrohet në një produkt akoma më të rëndësishëm për BlackBerry-in.

Duke qenë se së fundmi kompania ka hasur vështirësi në shitjen e pajisjeve harduer, ajo është në kërkim e sipër të alternativave strategjike për modelin e biznesit. Ekziston mundësia që BBM të përbëjë kërcënim për platformat e tjera popullore të shkëmbimit të mesazheve si WhatsApp. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Twitter-i i ri, një eksperiencë që nuk duhet ta humbisni po vjen

Lajmet e fundit>