Biznes

BlackBerry ka shitur më pak se 2 milionë smartfonë BB10 tremujorin e kaluar

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
BlackBerry ka shitur më pak se 2 milionë smartfonë BB10 tremujorin e kaluar

BlackBerry ka pranuar më parë që shitjet e smartfonëve të vet të rinj BlackBerry 10 ishin më keq se sa që pritej; tani e dimë se sa shitje të këqija janë.

BlackBerry zbuloi në një raport tek Komisioni për Shkëmbim dhe Tregti gjatë kësaj jave që ka shitur 5.9 milionë smartfonë për konsumatorë në tremujorin e dytë, rreth 4.2 milionë të të cilëve ishin duke përdorur sistemin e vjetër operativ të BlackBerry, BlackBerry 7.

Kjo nënkupton që smartfonët BlackBerry 10 të ndërmarrjes, modelet që u synuan që të bënin rivitalizimin e saj, janë shitur në më pak se 2 milionë njësi. Nuk ka rëndësi se si ju mund ta shihni këtë numër të shitjeve, por këta numra janë zhgënjyes për Blackberry.

Shitjet e smartfonëve dukshëm janë më të ulëta se sa i njëjti tremujor i vitit të kaluar – 9.5 milionë shitje dhe ishte më ulët se sa sfiduesit e tjerë në treg. Për shembull Apple së fundi lajmëroi që ka shitur 9 milionë iPhone 5S dhe 5C vetëm në fundjavën e vet të parë.

Javën e kaluar, BlackBerry zbuloi që ka pësuar një humbje prej 965 milionë dollarë për TREMUJORIN e dytë të vitit falë një ngarkese madhore prej 934 milionë dollarë që ka të bëjë me telefonët që nuk janë shitur Z10.

Në ditët pasi u paraqit raporti, BlackBerry po ashtu ka lajmëruar që kishte pranuar një ofertë për blerje nga FairFax Financial Holdings. Ky dorëzim tek Komisioni për Shkëmbim dhe Tregti shërben me efikasitet si një zëvendësim për thirrjet për përfitime.

Në raport BlackBerry ofron disa shpjegime për rënien e shpejt në funksionimin e vet që shkon nga sfiduesi më i madh në tregjet në zhvillim në rritjen e trendit “silleni pajisjen tuaj në zyra”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  BlackBerry Messenger shuhet më 31 Maj

bb10

Lajmet e fundit>