Harduer

BlackBerry Key2 LE është varianti me kosto të ulët i Key2

Aug 30 2018
0 Shpërndarje
Key2 LE do të jetë në dispozicion muajin e ardhshëm duke filluar me çmimin e lartpërmendur prej 399 dollarësh. BlackBerry Key2 LE është varianti me kosto të ulët i Key2

Key2 i BlackBerry nuk pati ndonjë dalje të fuqishme në treg. Më e mira që mund të thuhet është se ai është një telefon me një tastierë fizike për njerëzit që me të vërtetë pëlqejnë telefonat me tastierë fizikë. Por kjo nuk po e ndalon BlackBerry të vijojë përsëri përpjekjet me Key2 LE.

Është një version më i lirë i Key2 që sjell tipare si tastierë ikonike me një çmim më të volitshëm. Key2 LE do të kushtojë 399 dollarë për një model 32GB ose 449 dollarë për një model 64GB.

Kjo është në mënyrë dramatike më pak se standardi i çmimit 642 dollarë i Key2. Megjithatë, kjo zbritje vjen me një kosto: Key2 LE ka një procesor më të dobët, më pak RAM, kamera më të këqija dhe një bateri më të vogël se Key2.

Pra, në vend të Qualcomm Snapdragon 660, është një Snapdragon 636. Ka edhe 4GB RAM në vend të 6GB, një bateri 3,000mAh në vend të një 3,500mAh dhe kamerat e pasme janë  13-megapiksel / 5 megapiksel në vend të dy lenteve 12 megapiksel.

Pra, Key2 LE teorikisht është ende një telefon i respektuar në mesin e telefonave Android, por çmimi nuk duket i drejtë për atë që po merrni. Key2 LE do të jetë në dispozicion muajin e ardhshëm duke filluar me çmimin e lartpërmendur prej 399 dollarësh.

Ai do të vijë në tre ngjyra: atomike (e kuqe), shampanjë (ari / bezhë), dhe i zi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>