Harduer

BlackBerry lançon smartfonin “Classic”

Publikuar , 18 Dhjetor 2014
0
BlackBerry lançon smartfonin “Classic”

blackberry-classic12rb1Kompania BlackBerry lançoi pajisjen e saj të shumëpritur të mërkurën, një smartfon që kompania shpreson se do ta ndihmojë të fitojë përsëri pjesën e humbur të tregut. Ky smartfon ofron një ekran më të madh, kohëzgjatje të baterisë, një grup aplikacionesh më të madh dhe një shfletues shumë më të shpejtë.

BlackBerry Classic është tepër i ngjashëm me smartfonët Bold dhe Curve të kompanisë. Kompania e ka cilësuar atë si ‘mjetin’ më të fuqishme të komunikimit për të cilën klientët e BlackBerry kanë kohë që presin. Kur kompania lançoi sistemin e ri operativ BlackBerry 10 dhe telefonët në vitin 2012, duket se ajo u fokusua më shumë në ekranin me prekje. Më vonë ata që u pajisën me një tastierë normale karakteristike të telefonëe BlackBerry , u shprehën të pakënaqur që disa butona si Menu, Back, Send, End ishin hequr. Në një farë mënyre kompania po e rikthen tastierën fizike me lançimin e modeleve Passport dhe Classic.

John Chen, i cili u bë CEO i BlackBerry para një viti, po e stimulon kompaninë që të fitojë më shumë të ardhura nga softuerët. Analistët kanë parashikuar një lançim të suksesshëm të “Classic”, i cili pritet të rrisë të ardhurat e kompanisë në vitin 2015. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Partia Komuniste ka përgjuar mese 100 milionë Kinezë me një aplikacion

Lajmet e fundit>