Lajmet

BlackBerry Messenger shuhet më 31 Maj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Prill 2019
0
Ata që përdorin versionin enterprise të aplikacionit, quajtur BBMe, për ta do të vazhdojë të funksionojë normalisht. BlackBerry Messenger shuhet më 31 Maj

Ruajini mirë telefonët e vjetër BlackBerry sepse versioni konsumator i BBM do të mbyllet zyrtarisht në fund të muajit Maj.

Në një postim në blog, Emtek, kompania e cila administron BBM që prej 2016-ës, tha se do ti japë fund mbështetjes për aplikacionin më 31 Maj pak kohë pas përpjekjeve për ta rivitalizuar me funksione si video thirrjet.

Ata që përdorin versionin enterprise të aplikacionit, quajtur BBMe, për ta do të vazhdojë të funksionojë normalisht.

Nëse ju mungon BBM dhe dëshironi të vazhdoni për ta përdorur, mund të shkarkoni versionin enterprise në Android dhe iOS falas por është një tarifë abonimi 2.5 dollarë çdo gjashtë muaj.

BBMe ofron enkriptim fundor, editim dhe tërheqje mesazhesh. Por nëse jeni si shumica e përdoruesve që kanë vendosur të ecin përpara, atëherë le të kujtojmë përgjithnjë atë që ky aplikacion revolucionarizoi kohë përpara se të vinte WhatsApp, Telegram, Messenger e shumë aplikacione të tjera komunikimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  IFA 2018: Çfarë duhet të prisni nga ekspozita më e madhe e teknologjisë në Berlin

Lajmet e fundit>