Lajmet

BlackBerry OS mbyllet përgjithnjë

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Dhjetor 2021
Kompania gjithashtu u zhvendos nga një kompani hardueri në një softueri duke licencuar të drejtat e prodhimit të pajisjeve BlackBerry për kompani të tjera. BlackBerry OS mbyllet përgjithnjë

BlackBerry paralajmëroi përdoruesit se shërbimet e sistemit operativ të BlackBerry OS do të ndalojnë së funksionuari më 4 Janar 2022.

Dikur mbreti i smartfonëve, BlackBerry filloi të shuhej pas ardhjes së iPhone në skenë. Mes iOS dhe Android BlackBerry shumë shpejtë humbi terren dhe sistemi operativ i kompanisë thjeshtë nuk konkurronte dot me këto rivalë të frikshëm.

Kompania gjithashtu u zhvendos nga një kompani hardueri në një softueri duke licencuar të drejtat e prodhimit të pajisjeve BlackBerry për kompani të tjera. Edhe këto pajisje prodhuar nga kompani të tjera vinin me Android.

Sipas kompanisë pas datës 4 Janar shumica e shërbimeve nuk do të funksionojnë më. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Superkompjuteri më i fuqishëm Britanik vihet "në gjueti" të sëmundjeve