Biznes

BlackBerry padi kundër Facebook, WhatsApp dhe Instagram për shkelje patentash

Mar 7 2018
0 Shpërndarje
Prej vitesh BlackBerry është vënë në gjueti të kompanive që shkelin portofolin e gjerë të patentave që zotëron. BlackBerry padi kundër Facebook, WhatsApp dhe Instagram për shkelje patentash

BlackBerry ngriti një padi ditën e Marte kundër Facebook dhe aplikacioneve WhatsApp e Instagram me pretekstin e kanë kopjuar teknologjinë e BlackBerry Messenger.

Licencimi i teknologjisë është një prej burimeve kryesore të ardhurave për kompaninë e cila humbi betejën në tregun e smartfonëve që dikur e dominonte.

“Facebook ka krijuar aplikacione mobile komunikimi që kopjojnë inovacionet e BlackBerry si përdorimi i numrit për rritjen e sigurisë,” shprehej marka Kanadeze.

“Mbrojtja e aseteve dhe pronësisë intelektuale është puna e çdo CEO,” tha një zëdhënës i BlackBerry.

Facebook në një qëndrim zyrtar mohoi akuzat dhe tha se do të luftonte në gjykatë.

Prej vitesh BlackBerry është vënë në gjueti të kompanive që shkelin portofolin e gjerë të patentave që zotëron.

Plot 40,000 patenta mbulojnë sisteme operativ, infrastruktura rrjetesh, komunikimi, akustike, sigurie kibernetike e madje rrjetesh wireless.

BlackBerry gjithashtu ka filluar shitjen e softuerëve kibernetikë për makinat me sistem vetëdrejtimi.

Në Shkurt të 2017-ës kompania paditi Nokia për shkelje patentash në rrjetet 3G dhe 4G. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>