Lajmet

BlackBerry padit Snapchat me pretekstin se ka shkelur patentat e BBM

Apr 4 2018
0 Shpërndarje
Kur ishin ditët e BlackBerry, kompania shquhej për aplikacionin BBM (BlackBerry Messenger), një aplikacion ku përdoruesit mund të shkëmbenin mesazhe në kohë reale dhe përbënte inovacion për kohën. BlackBerry padit Snapchat me pretekstin se ka shkelur patentat e BBM

BlackBerry paditi ditën e sotme rrjetin social Snap duke akuzuar për shkeljen e një teknologji të patentuar që ka të bëjë me komunikimin brenda Snapchat.

Padia e cila është e përshkruar në detaje në 71 faqe, akuzon Snap për shkeljen e gjashtë patentave përfshirë teknologjinë e hartave, teknikat e reklamimit dhe ndërfaqen.

Në Mars ish prodhuesi Kanadez paditi edhe rrjetin social Facebook duke thënë se platforma e medias sociale, WhatsApp dhe Instagram kanë shkelur patentat e aplikacionit të komunikimit BBM.

Kur ishin ditët e BlackBerry, kompania shquhej për aplikacionin BBM (BlackBerry Messenger), një aplikacion ku përdoruesit mund të shkëmbenin mesazhe në kohë reale dhe përbënte inovacion për kohën.

BlackBerry është i bindur se Snap ka përdorur pronën intelektuale të kompanisë për të konkurruar me rivalët e tjerë.

Sot BlackBerry nuk prodhon më telefon dhe të drejtat e markës ja ka shitur kompanisë TCL. Aktualisht kompania është e fokusuar në softuer dhe produkte sigurie për platformat mobile. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>