Biznes

BlackBerry pranon rënien në tregjet në zhvillim

Publikuar , 03 Tetor 2013
0
BlackBerry pranon rënien në tregjet në zhvillim

blackberryBlackBerry ka pranuar për herë të parë se ka humbur terren në tregjet në zhvillim, të cilat dikur kanë qenë rajonet ku kompania ka pasur përhapjen më të madhe.

Arsyet, siç është shprehur vetë kompania, kanë qenë konkurrenca me smartfonët e kompanive të tjera si dhe mungesa e aplikacioneve.

Kompania “ia ve fajin” smartfonëve me çmim të ulët me Android si dhe faktit se nuk ka shumë aplikacione të disponueshme në dyqanin e vet, të cilat kanë sjellë rënie të vazhdueshme në tregjet aziatike, afrikane dhe atyre latino-amerikane.

“Konkurrenca e ashpër që ka ndodhur në SHBA është përhapur tashmë edhe në tregjet ndërkombëtare, përfshi ato ku kompania ka pasur avantazh dhe rritje të shpejtë disa kohë më parë.

Rritja e konkurrencës vlerësohet të ketë ardhur nga ofertat e smartfonëve të tjerë me cilësi të lartë të cilët konkurrojnë me pajisjet BlackBerry 10 si dhe smartfonët me çmim më të lirë veçanërisht të Android, të cilat konkurrojnë me pajisjet me çmim të ulët të kompanisë.

Rënia mund të ketë ardhur gjithashtu edhe për shkak të preferencave të konsumatorit, i cili preferon të ketë akses në një numër më të madh aplikacionesh, si ato që gjenden në iOS apo Android,” shprehet zyrtarisht BlackBerry.

Sipas dokumenteve zyrtare të të ardhurave, BlackBerry ka raportuar për tremujorin e dytë të këtij viti 414 milionë $, një rënie drastike nga 868 milionë $ që ishte një vit më parë. Rënie të tregut të BlackBerry-t janë vërejtur edhe në tregjet europiane, ato të Lindjes së Mesme etj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  NATO zgjedh BlackBerry për sigurinë e komunikimit

Lajmet e fundit>