Harduer

BlackBerry Q5 është planifikuar të dalë në treg në korrik

Publikuar , 15 Maj 2013
0
BlackBerry Q5 është planifikuar të dalë në treg në korrik

BlackBerry Q5 do të jetë telefoni i ardhshëm i BlackBerry me sistem operativ BB10.

Kompania kanadeze lajmëroi pajisjen e re të martën në BlackBerry Live 2013.

Telefoni është i stilit QWERTY dhe ka të njëjta karakteristika me Q10 si madhësia e ekranit dhe rezolucioni. Gjithsesi është krijuar me një kosto më të ulët dhe shenjtestron tregun e mesëm.

Telefoni vjen në një varietet ngjyrash të bardhë, të kuq, rozë dhe të zi. Deri tani kompania nuk ka nxjerrë detaje mbi çmimin që do të ketë, por do të dalë në tregjet e Europes, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë si dhe është planifikuar të dalë në korrik. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Q5

LEXO EDHE:  Motori i kërkimit në gjuhën Shqipe Gjirafa merr një investim të dytë prej 6.7 milionë dollarësh

Lajmet e fundit>