Harduer

BlackBerry Z10 përsëri “pozon”

Publikuar , 14 Janar 2013
0
BlackBerry Z10 përsëri “pozon”

BlackBerry Z10RIM në panairin CES të këtij viti nuk solli asgjë, por e dimë se prezantimi i pajisjeve BlackBerry si dhe sistemit të ri operativ BlackBerry 10 do të bëhet më 30 janar.

Deri atëherë fotografi të pajisjes sigurisht se ende do rrjedhin, ndërsa dy shembuj të tillë mund ti shohim edhe sot, ku BlackBerry Z10 “pozon” në ngjyrën e zezë dhe të bardhë të shtëpizës.

BlackBerry 10 është sistem i ri operativ dhe praktikisht nuk do të ketë lidhje me sistemin operativ të tanishëm BlackBerry 7.1 dhe me sistemet e mëhershme nga RIM.

Nga kjo rrjedh se aplikacionet e vjetra në pajisjet e reja nuk do të mbështeten, pra para platformës BlackBerry 10 është një rrugë e vështirë dhe delikate.

Drejtori ekzekutiv i RIM Thorsten Heins disa herë deri më tani ka deklaruar se e ardhmja e kësaj kompani drejtpërdrejt varet nga suksesi i këtij sistemi të ri operativ. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lamtumirë BlackBerry Messenger

Lajmet e fundit>