Harduer

Blackberry 3G Tablet, në fillim të vitit të ardhshëm

Publikuar , 12 Korrik 2010
0
Blackberry 3G Tablet, në fillim të vitit të ardhshëm

Banka e investimeve Rodman and Renshaw ka vendosur një shënim hulumtimi në të cilin analisti Ashok Kumar thekson se tableti i Research in Motion (RIM) do të paraqitet në fillim të vitit të ardhshëm.

Çipi 3G i tabletit raportohet se do të prodhohet nga Marvell dhe do të jetë gjithashtu i pajisur me një kamerë digjitale frontale dhe të prapme, ka theksuar Kumar.

Pajisja gjithashtu pritet të ketë edhe aftësi për të lëshuar video në definicion të lartë 1080p. RIM ende nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht, por kjo duket se ka kuptim pasi që në intuitën e secilës kompani është biznesi dhe konkurrenca dhe padyshim që edhe RIM e ka parasysh prodhimin e një tableti që konkurron me iPad.

LEXO EDHE:  Ky është Microsoft Surface Pro 6

Lajmet e fundit>