Harduer

BlackBerry Style 9670 gati për treg

Publikuar , 18 Tetor 2010
0
BlackBerry Style 9670 gati për treg

BlackBerry Style 9670 është një celularë me kapak dhe tastierë të plotë QWERTY, dhe është i pajisur me BlackBerry OS 6, si dhe ka procesor 624 Mhz e kamerë 5 megapikselëshe.

Celulari në fjalë ka dy ekrane, një 2.7 inç QVGA brenda dhe një 2 inç QVGA jashtë. Mesazhet e reja dhe informata p thirrësin shfaqen në atë të jashtmin, kurse ekrani i brendshëm do të jetë ai që do të shfrytëzoni më së shumti.

Për fat të keq RIM nuk ka përdorur teknologjinë e ndjeshme në prekje të Torch në kuadër të Style, por duke pasur parasysh se celulari do të ketë si synim tregun e të rinjve, kjo mangësi është e pranueshme për shkak se redukton dukshëm çmimin.

Specifikat tjera përfshijnë edhe GPS, Bluetooth dhe WiFi, dhe përveç kësaj ofrohet edhe një port microSD për kartela të memories deri në 8GB. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Firefox ju jep përdoruesve një arsye të fortë për tu larguar nga Chrome