Biznes

Blerja e ARM nga Nvidia mund të bllokohet

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Janar 2021
Industria e çipeve vlen miliarda dollarë dhe është kritike për jetët e gjithsecilit prej nesh. Vitin e kaluar mëse 2,000 liderë bizneset i bënë thirrje Kryeministrit Britanik të bllokojë marrëveshjen. Blerja e ARM nga Nvidia mund të bllokohet

Autoritetet Britanike kanë nisur një hetim për blerjen e ARM nga Nvidia për 40 miliardë dollarë. Gjiganti i kartave grafike vendosi të blejë kompaninë nga grupin Japonez SoftBank në Shtator të vitit të kaluar.

Por autoritetet Britanike të konkurrencës janë shprehur kundër marrëveshjes. Teknologjia e ARM gjenden në zemrën e pothuajse çdo smartfoni sot në botë.

Të gjithë procesorët e prodhuar nga Apple, Samsung, Sony dhe Huawei përdorin dizajnin e procesorëve nga ARM.

Industria e çipeve vlen miliarda dollarë dhe është kritike për jetët e gjithsecilit prej nesh. Vitin e kaluar mëse 2,000 liderë bizneset i bënë thirrje Kryeministrit Britanik të bllokojë marrëveshjen.

Nvidia nga ana tjetër ka premtuar të mbajë biznesin në Britani. SoftBank bleu ARM në 2016-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më 18-19 Shkurt Uplift Albania sjell ekspertë nga Evropa në workshopin e hapur për financa dhe inovacion