Harduer

Blerja e Palm nga ana e HP-së ndryshon planet për tablet PC

Publikuar , 02 Maj 2010
0
Blerja e Palm nga ana e HP-së ndryshon planet për tablet PC

HP ka qartësuar se planet e saja për Palm, një pionier i hershëm në pajisjet e dorës, përfshin produkte përtej smartphone-ve.

Todd Bradley, që është lider i njësisë PC të HP-së, tha të mërkurën se sistemi operativ webOS i Palm i ofron kompanisë një platformë unike për “produkte të lidhura” duke përfshirë tablet apo ato që HP i quan “Slate”.

Lansimi i iPad nga Apple ka vendosur një standard të hershëm për kategorinë e tabletave, duke nxitur konkurrencën që të prodhojë produkte të ngjashme konkurruese.

Dell, Toshiba dhe shumë prodhues të tjerë pritet të lansojnë pajisjet e tyre këtë vit. Tregu për tablet pritet që të rritet deri në 50 milion njësi në vitin 2014, thuhet sipas grupit hulumtues In-Stat.

HP ka qenë duke punuar për slate për një periudhë mjaft ë gjatë, madje para se të përflitej rreth marrëveshjes së blerjes së Palm. Shefi i teknologjisë Phil McKinney, shef oficer i teknologjisë së divizionit të PC-ve të HP-së, tha më herët gjatë këtij viti se kompania ka hulumtuar së pari kategorinë e lexuesve elektronik para se të zhvendosë fokusimin e saj tek pajisjet që ofrojnë eksperienca të plota multimediale.

Në janar për herë të parë u përfol produkti i HP-së, që ishte një pajisje 10 inçëshe që punonte në Microsoft Windows, dhe qysh prej asaj kohe kompania kohë pas kohe ka paraqitur video dhe imazhe rreth saj, megjithëse asnjëherë nuk është bërë e ditura data zyrtare e lansimit.

Megjithatë sipas TechCrunch, HP ka ndryshuar planet për lansimin e pajisjet Tablet, vetëm disa ditë pasi bleu Palm.

Rob Enderle, një analist nga Enderle Group, tha të premten se nuk do të befasohej nëse HP largohet prej idesë së një tableti Windows.

LEXO EDHE:  Ja koncepti i Intel për telefonin me ekran që paloset

“Kur kanë blerë Palm, kjo është ajo që më ka shkuar në mendje” tha ai.

Disa analistë të industrisë kanë thënë se vetë Palm ishte duke punuar në një prototip tabletë bazohet në webOS, por ky zhvillim ishte penguar nga humbja e të hollave. Por me xhepat e thellë të HP-së, kjo nuk do të jetë më problem.

Lajmet e fundit>