Lajmet

“Bleta e Artë”, vlerësohen me çmime 50 sipërmarrje të suksesshme

Publikuar , 22 Dhjetor 2014
0
“Bleta e Artë”, vlerësohen me çmime 50 sipërmarrje të suksesshme

1907346_10152611249651523_800643962343970903_nQeveria shqiptare ka vlerësuar 50 sipërmarrjet më të suksesshme në një ceremoni të organizuar në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes organizoi këtë mbrëmje gala, nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë event u ndanë plot 50 çmime për sipërmarrjet, dy ndër të cilat shkuan për mbështetësit e “Albanian ICT Awards”, konkretisht EasyPay dhe Raiffeisen Bank. Këto vlerësime publike u bënë për talentet, vullnetet dhe sukseset e biznesit.

Kryeministri Rama në fjalën e tij i dha një rëndësi të veçantë raportit qeveri-sipërmarrje dhe ndryshimeve që ka planifikuar qeveria për ta përmirësuar këtë marrëdhënie. Më pas kreu i Qeverisë ka theksuar se: “Ne jemi këtu për t’i dhënë sipërmarrjes një mesazh të fortë respekti, dhe qëndrimi për të krijuar një kthesë në marrëdhënie me ta. Borxhet kanë nisur të shlyhen në një pjesë të madhe të tyre. Deri në 31 dhjetor, ne do të kemi shlyer 400 milionë dollarë dhe pjesën tjetër vitin e ardhshëm. Por jemi ende shumë larg vendosjes së figurës së sipërmarrësit në piedestalin e merituar. Jemi larg vendosjes në vend të dinjitetit të figurës së sipërmarrësit. Mungesa e besimit të sipërmarrjes ndaj shtetit është një problem që duhet ta kalojmë së bashku”, vijoi kryeministri Rama.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj theksoi në fjalën e tij se qeveria ka paguar gati 300 milionë dollar borxh për sipërmarrjen dhe ka faktuar ngritjen e Këshillit Kombëtar , si një urë bashkëpunimi me biznesin.

10857997_398268686996330_2586291084491646440_n“Bleta e Artë” apo “ Sipërmarrësi i Vitit” ishte një risi e cila startoi vitin e kaluar duke hapur kështu një marrëdhënie të re mes qeverisë dhe sipërmarrjes. Ahmetaj siguroi se 2015-a do të jetë viti i luftës kundër informalitetit, dhe garantimit të konkurrencës së lirë. Duke u ndalur tek prioritetet e qeverisë për zhvillimin ekonomik të vendit, ministri Ahmetaj tha se synohet rritja e prodhimit dhe eksporteve.

LEXO EDHE:  Kriptomonedha Libra e Facebook ndikon në rritjen e vlerës së Bitcoin

Siç përmendëm edhe më lart, mbështetësit e “Albanian ICT Awards” u renditën si dy ndër 50 kompanitë fituese të vlerësuara me çmim. EasyPay u nderua me “Çmimi i Teknologjisë së Informacionit”, ndërsa Raiffeisen Bank me “Çmimi për Përgjegjshmërinë Sociale”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>