Vëzhgim

Blizzard anulon vendimin për emra real në forume

Publikuar , 10 Korrik 2010
0
Blizzard anulon vendimin për emra real në forume

Më herët gjatë kësaj jave Blizzard Entertainment ka nxitur një debat të madh në foumin e saj, pasi ka lajmëruar shërbimin Real ID. Ky shërbim që u lajmërua do të kërkonte nga përdoruesit që të regjistrohen në forum me emrat e tyre të vërtetë, ku ata do të lidheshin me postimet e tyre në forum ë fillim të këtij muaji me Starcraft II.

Megjithatë, Blizzard ka tërhequr këtë politik vetëm 3 ditë pasi e bëri të ditur. Në një post në forumin World of Warcraft, shefi ekzekutiv dhe bashkëthemluesi  i i Blizzard Mike Morhaime shpjegoi situatën.

“Do të doja të ju shpjegojë qartë çështjen që ka të bëjë me kërkesën tonë për forumet Blizzard, që është një vend më i mirë për  të diskutuar për lojërat tona” shkroi Morhaime në forum. “Ne kemi qenë vazhdimisht duke përcjellë informatat që na keni dhënë ju, si dhe përbrenda kemi diskutuar shqetësimet tona rreth përdorimit të emrave të vërtetë në forumet tona. Si rezultat i këtyre vendimeve, ne kemi vendosur në këtë kohë që emrat e vërtetë të mos kërkohen për postime në forumet zyrtare të Blizzard”.

Sistemi tërësisht vullnetarë Real ID, është një shrëbim që i lejon miqt të përcjellin me më lehtësi aktivitetet e njëri tjetrit përdorues që veçse jeton në botën e World of Warcraft dhe do të lansohet me Starcraft II në fund të muajit.

Përveç kësaj, Blizzard planifikon të lëviz para duke avancuar forumin e saj duke implementuar “comment threading”, funksionalitet të përmirësuar të kërkimit dhe aftësinë për të votuar me mirë apo keq postimet në forum. Forumet e reja do të paraqiten gjatë këtij muaji në datë të përafërt me Starcraft II dhe me World of Warcraft Cataclysm, që paraqitet më vonë gjatë këtij viti.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>