Lajmet

Blizzard diskuton sfidat për të sjellë Hearthstone në Android

Publikuar , 13 Prill 2014
0
Blizzard diskuton sfidat për të sjellë Hearthstone në Android

tttNë një intervistë të bërë me GameSpot në PAX East, drejtori udhëheqës i Hearthstone: Heroes of Warcraft, Jason Chayes, foli për sfidat e sjelljes së kësaj loje pa pagesë në Android.

Kthimi i ndërfaqes së lojës në shumë forma tek pajisjet me Android është njëra nga gjërat më të vështira, tha ai. “Vetëm gjerësia e rezolucioneve të ekraneve të ndryshme, mundësive të ndryshme të pajisjeve – të gjitha këto gjëra duhet t’i marrim parasysh për t’u siguruar që ndërfaqja të duket mirë,” tha Chayes.

“Rregullimet që i kemi bërë mes versioneve për PC dhe iPad duhet të barten në këtë platformë të re,” shtoi ai. Mirëmbajtja e një përvoje të këndshme në Hearthstone, qoftë në smartfon apo tablet me Android, është kyçe, shpjegoi Chayes.

GameSpot bisedoi po ashtu me dizenjatorin udhëheqës të Hearthstone Eric Dodds, i cili theksoi që versioni me Android i Hearthstone-it mbetet në plan për t’u lëshuar gjatë gjysmës së dytë vitit 2014. “Kjo është diçka të cilën ende jemi duke e ndjekur,” tha ai.

Hearthstone u lëshua javën e kaluar për iOS. Publikuesi prind, Activision Blizzard, ka ambicie të mëdha për Hearthstone. CEO, Robert Kotick, tha më herët gjatë këtij viti që loja e ka mundësinë që të bëhet “dega madhore” e ardhshme e Blizzard-it, duke iu bashkuar World of Warcraft-it, Diablo-s dhe Starcraft-it. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google merr dritën jeshile për licencimin e Android tek Huawei

Lajmet e fundit>