Lajmet

Blizzard jep datën e debutimit të Warcraft III: Reforged

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Dhjetor 2019
0
Porositë janë hapur dhe kushtojnë 30 dollarë për lojën. Por a do të arrijë loja të ngjallë interes për një lojë tjetër Warcraft? Vetëm koha do të tregojë. Blizzard jep datën e debutimit të Warcraft III: Reforged

Blizzard prezantoi Warcraft III: Reforged një vit më parë duke premtuar rifreskim të lojës strategjike dhe Thronit të Akullit. Tashmë kompania tha se kur do të debutojë për gejmerat.

Loja e cila ka 7 fushata të ndryshme me një lojtarë dhe mëse 60 milionë, vjen me grafika të rimodeluar dhe audio të riformuar. Ajo debuton më 28 Janar në SHBA dhe një ditë më parë në Britani.

Megjithatë Blizzard kishte parashikuar që loja të debutonte në 2019-ën por kompania thotë se kjo shtyrje ka ardhur si rezultat i standardeve të larta që dëshiron të përmbushë për ata që i kanë besuar.

Porositë janë hapur dhe kushtojnë 30 dollarë për lojën. Por a do të arrijë loja të ngjallë interes për një lojë tjetër Warcraft? Vetëm koha do të tregojë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia blockchain zëvendëson recetat e shkruara me dorë