Siguri

Bllokadat e donacioneve mund të detyrojnë “mbylljen” e WikiLeaks

Publikuar , 24 Tetor 2011
0
Bllokadat e donacioneve mund të detyrojnë “mbylljen” e WikiLeaks

Sipas tij, këto dy kompani dhe disa të tjera që përpunojnë pagesa kanë stopuar procesin e donacioneve drejt WikiLeaks, pas sulmeve DDoS në ueb faqet e Visa dhe MasterCard dhe pas reagimit të ashpër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i shkaktuar kështu telashe të mëdha financiare faqes.

WikiLeaks ka sjellë me mijëra dokumente konfidenciale të  qeverisë amerikane në dritë, gati para një viti dhe më pas është bërë një cak i padive dhe i shpërndarjes së sulmeve të ndryshme DDoS. Përkrahësit e WikiLeaks kanë reaguar duke sulmuar me DDoS shumë faqe korporatash, duke përfshirë ato të Visa dhe MasterCard.


-Image Credit; NYtimes.com

Qysh prej dhjetorit të viti 2010, Visa, MasterCard, Bank of America, eBay, Paypal dhe Western Union kanë bllokuar donacionet në të cilat bazohet faqja Wikileaks. “Nëse WikiLeaks nuk gjen një mënyrë për të larguar bllokadën, ne thjeshtë nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë dhe të mbijetojmë” tha Assange në një konferencë për media, duke theksuar se pagesat prej këtyre shërbimeve përbëjnë 95 për qind të të hyrave të WikiLeaks. Në fakt faqja ka nevojë për 3.5 milion përgjatë 12 muajve të vitit për të mirëmbajtur nivelin e tanishëm të shërbimeve, dhe Assange po shpreson se Komisioni Evropian do të lansojë një hetim të plotë në mes të nëntorit për të shikuar mundësitë nëse është bërë shkelje e antiturstit nga ana e bankave. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Sulmohet Quora, hakerët vjedhin të dhënat e 100 milion përdoruesve

Lajmet e fundit>