Lajmet

Bllokohet sulmin kibernetik më i madh regjistruar ndonjëherë

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Gusht 2021
Mesatarisht Cloudflare shërben 25 milionë kërkesa HTTP. Sulmi DDoS me 17.2 milionë kërkesa në sekondë përfaqëson 68% të trafikut të Cloudflare. Bllokohet sulmin kibernetik më i madh regjistruar ndonjëherë

Kompania e njohur e infrastrukturës së uebit dhe sigurisë, Cloudflare, tha ditën e Enjte se kishte bllokuar sulmin DDoS më të madh regjistruar ndonjëherë.

Sulmi, i lançuar nga botneti Mirai, kishte vënë në shënjestër një konsumator shumë madh të Cloudflare në industrinë financiare muajin e kaluar.

“Në vetëm pak sekonda, botneti Mirai bombardoi Cloudflare me 17.2 milionë kërkesa HTTP në sekondë,” tha kompania, tre herë më shumë sesa çdo sulm tjetër DDoS regjistruar më parë.

Mesatarisht Cloudflare shërben 25 milionë kërkesa HTTP. Sulmi DDoS me 17.2 milionë kërkesa në sekondë përfaqëson 68% të trafikut të Cloudflare.

Sulmet DDoS bombardojnë me kapacitet bandwidth uebsajtet në atë pikë saqë nuk e përballon dot duke e rrëzuar atë offline.

Në këtë incident specifik trafiku erdhi nga 20 mijë botë nga 125 vende të botës ku 15% e tyre ishin nga Indonezia, ndjekur nga India, Brazili, Vietnami dhe Ukraina.

Cloudflare tha se në javët e fundit botneti Mirai është përdorur për të sulmuar një ofrues të shërbimeve të hostimit me 8 milionë kërkesa në sekondë.

Gjithashtu po ky botnet ka realizuar sulme DDoS UDP dhe TCP me kapacitet deri në 1Tbps. Këta të fundit kishin vënë në shënjestër një kompani të madhe gaming dhe një kompani telekomunikacioni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në iPhone është përdorur për të hakuar dhjetëra gazetarë