Harduer

Bllokoi Face ID e riparuar nga dyqane të paautorizuara, Apple tërhiqet

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Nëntor 2021
Problemi fillimisht u raportua nga iFixit, një kompani e specializuar në riparime, pjesë dhe udhëzime. Bllokoi Face ID e riparuar nga dyqane të paautorizuara, Apple tërhiqet

Apple ka premtuar një zgjidhje për problemin që shfaqej në iPhone 13 ku pasi ekrani riparohej nga palë të paautorizuara, teknologjia Face ID nuk funksiononte më.

Ky model i iPhone ka një çip i cili çifton ekranin me një modelet specifik dhe kërkon mjete specifike që të jetë i mundur zëvendësimi i ekranit.

Riparuesit mësuan se pa këto mjete, funksioni i identifikimit të fytyrës nuk përgjigjej më.

Bllokimi nga ana e Apple është kritikuar nga lëvizja “e drejta për tu riparuar.” Problemi fillimisht u raportua nga iFixit, një kompani e specializuar në riparime, pjesë dhe udhëzime.

iFixit gjeti se nëse çipi i ri i ekranit nuk përputhej me serialin unik të iPhone, Face ID nuk funksionon. E vetmja zgjidhje ishte një punë tejet delikate e transplantimit të çipit nga ekrani i vjetër tek i riu.

Procedura kërkon specialistë të trajnuar ku vetëm pak dyqane riparimi mund ta bënin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin mbi 68 mijë dollarë, investitorët pompojnë vlerën e kriptomonedhës nga frika e inflacionit