Analiza

Blockchain në E-Qeverisje

Jan 3 2018
0 Shpërndarje
Kjo teknologji në vitet vazhdim ka potencial dhe qëllim ndryshimin e të bërit biznes në disa fusha të Teknologjisë Informative (më tutje: TI) Web, Cloud, Big data etj Blockchain në E-Qeverisje

Në hulumtimet që tashmë e një kohë të gjatë kam bërë po mundohem që përmes rezultateve apo mendimeve konkrete të arritura të i paraqes në mënyrë kronologjike nga fillimet, ndikimet e të rejat e fundit në teknologji të dala nga kërkimet & zhvillimet e botës shkencore. Gjithashtu një pjesë e këtij artikulli i dedikohet edhe mundësisë së zhvillimit dhe integrimit të këtyre të rejave të fundit teknologjike në Qeverisje Elektronike të njohur në gjuhën angleze si E-Government, për dhënie të shërbimeve.

Sot në zhvillimet e mëdha teknologjike të cilat po ndodhin çdo ditë e më shumë kemi në dispozicion për përdor vegla të ndryshme për detyra apo qëllime të ndryshme. Sfidë po shihet të jetë zgjedhja e tyre sipas rasteve të përdorimit që kemi për qëllim, të cilat do të i shtonin vlerë pozitive idesë apo projektit tonë që do zhvillohet ose është në përdorim. Jemi me fat që në vitet e fundit kërkimi & zhvillimi kanë sjellë në jetë teknologjinë më të re të quajtur në gjuhën angleze Blockchain (URL https://blockgeeks.com/guides/what-is-blockchain-technology/ ).

Impakti i Blockchain

Kjo teknologji në vitet vazhdim ka potencial dhe qëllim ndryshimin e të bërit biznes në disa fusha të Teknologjisë Informative (më tutje: TI) Web, Cloud, Big data etj. Thënë më mirë me fjalë tjera mund të krahasohet njësoj si medium i parë digjital për vlerën (ang. value) me Internet-in që ishte mediumi i parë për informacione. Mirëpo kësaj radhe kjo teknologji ka implikime të mëdha për biznesin dhe korporatat.

Ndikimin më të madh do ta ketë tek industria e shërbimeve financiare, duke ulur shumë shpenzimet dhe kompleksitetin e transaksioneve financiare, njëkohësisht paralel me tregun e aksioneve (ang. stock market) duke krijuar një treg të ri në botë ai i botës digjitale. Në fakt ka më shumë në këtë fushë se sa po shfaqet kjo tash e disa vite po dëshmohet më shumë nga ekspertët e blockchain, të cilët po ofrojnë dëshmi të forta që teknologjia blockchain mund të transformojë biznesin, qeverinë dhe shoqërinë në disa mënyra të ndryshme nga deri më tani dhe koncepte më të thella.

Regjistrat Elektronik & integriteti i transaksioneve

Sipas standardeve ndërkombëtare (ISO 2146:2010 Information and documentation — Registry services for libraries and related organizations) me Regjistra Elektronik nënkuptojmë regjistra që veprojnë në një rrjetë për të siguruara informacion në lidhje me palët, aktivitetet dhe shërbimet të nevojshme nga organizatat për të menaxhuar koleksionet e tyre dhe për të ofruar shërbime si informacione dhe dokumentacione nëpër një varg të aplikacioneve dhe domain-ve. D.m.th. kemi regjistrat nacional (apo shtetëror) të cilët përmes data elements paraqesin të dhëna të ndryshme që ruhen tek regjistrat p.sh. Regjistri Civil i cili ruan të gjitha të dhënat për qytetarët e një vendi etj.

Një nevojë e rëndësishme është që të mendojmë për transaksionet ku integriteti i tyre, dokumenteve ose të dhënave që paraqesin janë në pikëpyetje për të kuptuar implikimet negative sociale dhe ekonomike që mund të jenë si shkak i mungesës së integritetit.

Sipas një artikulli publikuar gjatë vitit 2017 nga z. Mehis Drejtor i Qendrës për Regjistrat dhe Sistemet e Informacionet në Estoni, paraqet në mënyrë të qartë se si teknologjia blockchain mund të ofroj siguri dhe kontroll për regjistrat elektronikë (URL https://e-estonia.com/blockchain-security-control-for-government-registers/ ).

Blockchain është ndërtuar me bazë të kriptografisë dhe teknologjisë së librave apo regjistrave të shpërndarë (ang. distributed ledgers), që ofrojnë një integritet të padiskutueshëm të të dhënave. Ka një potencial të ndërveprimit me qeverinë dhe verifikimin e autenticitetit të çdo gjëje.

Identifikimi i kërkesave apo nevojave për përdorim të kësaj teknologjie të re blockchain duhet bërë përmes procesit të vlerësimit të organizatës ose qeverisë. Ky proces i vlerësimit duhet të ketë parasysh dy faktorët teknikë dhe organizativë sepse të dy anët përcaktojnë suksesin ose dështimin e zgjidhjes së ofruar. Një referim për këtë çështje mund të marrim edhe tek korniza e COBIT e cila përcakton qartë të gjithë procesin e vlerësimit të organizatës ose qeverisë për identifikimin e kërkesave apo nevojave deri tek ofrimi i një varg seri të zgjidhjeve përmes përdorimi të veglave e metodave të ndryshme.lockchain është ndërtuar me bazë të kriptografisë dhe teknologjisë së librave apo regjistrave të shpërndarë (ang. distributed ledgers), që ofrojnë një integritet të padiskutueshëm të të dhënave. Ka një potencial të ndërveprimit me qeverinë dhe verifikimin e autenticitetit të çdo gjëje.

Komponentet e blockchain ekosistemit

Nga perspektiva teknike e komponenteve që mund të ofrohen nga teknologjia blockchain janë: regjistrat e shpërndarë (ang. shared ledger), kontratat e mençura (ang. smart contracts), pagesa në kohë reale, Consensus Algorithm dhe Virtual Machine.

Kemi shumë raste ku do të mund të ofronim shërbime publike ose private për qytetarët dhe bizneset, një ndër to do të mund të ishte edhe rastet si në vijim:

Rasti parë: kur Qytetari bënë kërkesë për pajisje me ID digjitale duke prezantuar ID dokumentetet ekzistuese dhe verifikimi i tyre nga zyrtari në agjencinë qeveritare.

Rasti i dytë: p.sh. aplikimi për regjistrim biznesi nga qytetari duke prezantuar ID digjitale dhe dokumente tjera etj.

Shpresojmë edhe në të ardhmen që edhe vendi i ynë të konsideroj këtë mundësi e arrij nivelin e tillë të ndjekjes së trendëve botërorë teknologjikë në shfrytëzimin e avancimeve e krijimeve të reja. Një ndërveprim i tillë është i mundur edhe përmes përdorimit të teknologjisë blockchain.

Author: Atdhe Buja (9 Artikuj)
Atdhe Buja

Eksperte e Sigurisë Kibernetike - Ai ka një eksperiencë 12 vjeçare aktive në projektet e institucioneve qeveritare në industrinë e TIK-ut njeh shumë mirë funksionalitetin e Qendrës së te Dhënave, kornizat e interoperabilitetit, shërbimet e-qeverisjes.

Lajmet e fundit>