Lajmet

Bloomberg: Me integrimin e Shazam, Apple Siri mund të identifikojë këngët

Publikuar , 19 Prill 2014
0
Bloomberg: Me integrimin e Shazam, Apple Siri mund të identifikojë këngët

shazam-ipadSipas raportimit më të fundit të Bloomberg, në përpjekje e sipër për të përmirësuar shitjet e këngëve në iTunes, Apple ka vendosur të integrojë funksionalitetin e identifikimit të këngëve të Shazam në sistemin operativ mobil iOS 8. Integrimi do të realizohet në mënyrë të tillë që përdoruesit të mos kenë nevojë për instalimin e një aplikacioni të veçantë për aktivizimin e këtij funksionaliteti.

Shazam është një prej shërbimeve më popullore online për identifikimin e një muzike të caktuar, i cili aktualisht disponon më tepër se 90 milion përdorues mujorë. Sipas raportimit, Apple ka në plan të pajisë Siri-n me këtë funksionalitet duke bërë të mundur që përdoruesit të identifikojnë një kënge të caktuar me ndihmën e komandave të zërit.

Bloomberg ka njoftuar gjithashtu se Apple po planifikon lançimin e iTunes Radio në disa tregje të reja, madje mund t’a ofrojë atë si një aplikacion të pavarur duke mos e përfshirë në dyqanin iTunes. Për më tepër, përflitet se kompania po punon për zhvillimin e një shërbimi muzikor nëpërmjet të cilit do të ketë mundësi të konkurrojë direkt Spotify, Rdio apo aplikacionet e tjera të ngjashme. Gjithashtu diskutohet se Apple ka përfshirë në planet e veta edhe përmirësimin e ofertave muzikore për të nxitur shkarkimin e sa më shumë këngëve. Ju rikujtojmë se sistemi i ri operativ iOS 8 pritet të lançohet në Konferencën e Zhvilluesve të Apple që do të mbahet në muajin qershor të këtij viti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi aplikacionet po organizojnë protestat e fuqishme në Hong Kong

Tags >

Applesiri
Lajmet e fundit>