Harduer

Bloomberg: Në vjeshtë dy modele iPhone X me ekrane OLED 5.7-inç dhe 6.5-inç

Feb 27 2018
0 Shpërndarje
Bloomberg i dha zë ditën e sotme edhe më shumë këtyre spekulimeve kur Mark Gurman dhe Debby Wu raportuan një model 6.5-inç. Bloomberg: Në vjeshtë dy modele iPhone X me ekrane OLED 5.7-inç dhe 6.5-inç Photo Source: Getty Images

Këtë vjeshtë mund të mos kemi vetëm një iPhone X. Raportohet se Apple ka planifikuar dy modele: një phablet të madh i cili merr disa prej elementëve të dizajnit nga iPhone X që mund të quhet iPhone X plus dhe një model më i lirë që sakrifikon disa opsione premium për ta bërë më të përballueshëm në kosto.

Spekulimet rreth telefonëve të rinj të Apple kanë filluar prej disa muajsh, të paktën që kur debutoi iPhone X. Përgjatë fundjavës një foto e një modeli 6.5-inç iPhone X u publikua online.

Kështu ekrani i iPhone X Plus do të ishte vetëm 1.4-inç më i vogël sesa një iPad Mini.

Bloomberg i dha zë ditën e sotme edhe më shumë këtyre spekulimeve kur Mark Gurman dhe Debby Wu raportuan një model 6.5-inç.

Pavarësisht ekranit të madh, trupi i iPhone X Plus do të jetë i ngjashëm në madhësi me atë të iPhone 8 Plus.

Është përfolur edhe për një model të tretë i cili do të qëndronte mes modelit 6.5-inç dhe atij 5.8-inç por Bloomberg e hedh poshtë këtë hipotezë.

Në të vërtetë do të jetë një variant më i vogël se dy të tjerët por një hibrid mes iPhone 8 dhe iPhone X me kapakë të pasmë prej xhami, skaje prej alumini dhe ekran LCD “pa skaje.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>