Harduer

Bloomberg News: HTC po punon për një orë të mençur

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
Bloomberg News: HTC po punon për një orë të mençur

htcSipas një raporti me burime anonime nga Bloomberg News, HTC është duke planifikuar një orë të mençur për ta nxjerrë në gjysmën e dytë të vitit 2014.

Produkti thuhet që do të ketë një kamerë dhe do të përdorë Android, por hollësitë rreth çmimit dhe funksioneve të tjera ende nuk janë treguar.

Ndërmarrjet si Sony dhe Samsung tashmë kanë prodhuar orë të mençura që përdorin Android dhe Apple është përfolur që është duke punuar në një produkt të ngjashëm.

Më herët këtë javë, CEO Peter Chou dhe kryetarja Cher Wang aluduan për qëllimet e HTC-së për t’u futur në tregun e teknologjisë që mund të vishej, duke e quajtur atë si një “segment kritik” për ndërmarrjen.

“Është ende shumë herët”, tha Chou për përpjekjet e tanishme në këtë fushë. “Duhet të përkojë me një nevojë, përndryshe nëse është vetëm një dredhi ose koncept, nuk është për jetët çdo ditore të njerëzve. Kjo është një mundësi për ne.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Office 365 disponueshëm për kompjuterët Mac

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>