Lajmet

Bluetooth Smart, versioni më i fundit i Bluetooth 4.0

Publikuar , 27 Tetor 2011
0
Bluetooth Smart, versioni më i fundit i Bluetooth 4.0

Bluetooth 4.0 është versioni i fundit i telefonisë celulare, gjetur në shumë pajisje teknologjike, duke përfshirë këtu smartphones etj. Versioni i përditësuar i 4.0 është gjetur vetëm tek iPhone 4S dhe tek MacBook Air e Mac Mini-t e fundit. Këto priten të hidhen në treg muajt e ardhshëm. Përmirësimet e sjella nga Bluetooth 4.0 përfshijnë konsumin e baterisë në mënyrë të reduktuar dhe drastike, njëkohësisht versioni i ri mban pajisjet e lidhura pa nevojën e një rrjedhjeje të vazhdueshme informacioni.
Bluetooth Smart përfaqëson një version të ri të Bluetooth 4.0 me aksesorë extra, si psh: sensor i tipit – pajisje e vogël që monitoron ritmin e zemrës, pra si njësi matëse e cila përbëhet nga bateri të vogla dhe është dizenjuar për të mbledhur pjesë të veçanta informacioni. Bluetooth Smart përfshin një Bluetooth 4.0 Radio të vetëm, i cili lidhet vetëm me pajisjet e Bluetooth Smart Ready. Ky i fundit i referohet pajisjeve që përdorin një mënyrë të dyfishtë valësh radiofonike. Ai mund të trajtojë dy teknologji:  4.0 dhe aftësitë e Bluetoothit klasik, siç janë: transferimi i fotografive të ndryshme, ose lidhja me pajisjen e hands-free.
Kështu, për shembull iPhone 4S dhe një smartphone me një Bluetooth Smart Ready, mund të lidhen me Bluetooth Smart (me pajisjen e monitorimit të ritmit të zemrës) e me Bluetooth 4.0, por gjithashtu mund të punojnë edhe me pajisjet e Bluetooth klasik siç janë: pajisja e hands-free ose me kasetofonin e makinës.

LEXO EDHE:  Në krye të Telekom Albania vihet një bullgar

Lajmet e fundit>