Harduer

BMW do të shesë versione plotësisht elektrike të Serive 5, 7 dhe X1

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Korrik 2020
0
Deri vitin e ardhshëm BMW do të ofrojë pesë makina plotësisht elektrike si BMW i3, Mini Cooper SE, BMW iX3, MBW iNext dhe BMW i4. BMW do të shesë versione plotësisht elektrike të Serive 5, 7 dhe X1

BMW ka një histori në makinat elektrike si një prej pionerëve të modeleve plotësisht elektrike i3 dhe i8 ndërsa më vonë vendosi të fokusohej tek plug-in hibridët.

Tashmë në një rimodelim të plotë të mbarë linjës, prodhuesi tha se do të ofrojë versione plotësisht elektrike të Serive 5, 7 dhe X1. “Në 10 vitet e ardhshme objektivi ynë është të kemi më shumë se 7 milionë makina të elektrifikuara të grupit BMW në rrugë ku 2/3 e tyre duhet të jenë plotësisht elektrike,” shkruante kompania në një njoftim për shtyp.

BMW planifikon të ketë 25 modele të elektrifikuara deri më 2023 ku gjysma e tyre të jenë plotësisht elektrike. Objektivi i kompanisë është reduktimi i emetimeve të karbonit ne 40% për çdo kilometër të përshkuar.

BMW ka ndërmarrë edhe masa të tjera për të reduktuar emetimet si zgjedhja e furnizuesve bazuar në gjurmën e tyre të karbonit.

Deri vitin e ardhshëm BMW do të ofrojë pesë makina plotësisht elektrike si BMW i3, Mini Cooper SE, BMW iX3, MBW iNext dhe BMW i4.

Seria 7 e para e elektrifikuar vjen me gjeneratën e re ndërsa për Seritë 5 dhe X1 nuk dha një datë kompania. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni gaming RedMagic 5G i pari në botë me ekran 144Hz

Tags >

BMW