Harduer

BMW po punon për ndërtimin e makinave që parkohen me anë të një ore inteligjente

Publikuar , 16 Dhjetor 2014
0
BMW po punon për ndërtimin e makinave që parkohen me anë të një ore inteligjente

P90170870_highReNë eventin e shumëpritur të CES 2015, firma prestigjioze e makinave BMW do të prezantojë rezultatet e kërkimeve të saj mbi makinat e teknologjisë së fundit. Një ndër këto është makina që do mund të parkohet nga ora inteligjente.

Ky automjet i quajtur i3 do të jetë i pajisur me 4 lazera skaner të fuqishëm të cilët mund të identifikojnë objektet përreth saj. Këto të dhëna do të përdoren nga një sistem i veçantë parkimi i vendosur në orën inteligjente me anë të të cilës mund të komandohet makina për tu parkuar.

BMW deklaron gjithashtu se ky informacion duke u kombinuar me plane dixhitale mund të ndihmojë në navigimin e pavarur të makinave. Ky lajmërim u parapri nga një prezantimi në CES 2014 në të cilin BMW prezantoi një makinë me auto-kontroll.

Dhe Audi demostroi një teknologji të ngjashme vitin e kaluar, por jo aq efektive sa kjo e prezantuar së fundmi nga BMW e cila mund të funksionojë në çdo mjedis ku makina gjendet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Zelanda e Re bllokon pajisjet e telekomunikacionit nga Huawei

Lajmet e fundit>