Harduer

BMW rikthen makinat e performancës lartë tashmë si hibridë elektrikë

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Dhjetor 2021
Përveç të qenit modeli i dytë M i pastër ndonjëherë, Concept XM është gjithashtu automjeti i parë i elektrizuar i filialit në segmentin me performancë të lartë. Kjo "tregon rrugën për të ardhmen e markës M", thuhet në njoftimin e kompanisë, e cila lë të kuptohet për më shumë makina me energji elektrike në të ardhmen. BMW rikthen makinat e performancës lartë tashmë si hibridë elektrikë

BMW M, filiali i prodhuesit të famshëm të automjeteve përgjegjës për automjetet me performancë të lartë, ka prezantuar modelin e tij të dytë të pavarur mbi 40 vjet pasi M1 u shit për herë të parë në publik.

Automjeti i ri është një model hibrid plug-in i quajtur Concept XM, dhe me sa duket është makina më e fuqishme BMW M që ka hyrë ndonjëherë në prodhim seri. Ai do të përdorë sistemin e lëvizjes M Hybrid të sapo zhvilluar të kompanisë që kombinon një motor V8 me një motor elektrik me performancë të lartë. Kjo do t’i japë automjetit një distancë tërësisht elektrike prej 80 km (50 milje), aftësinë për të prodhuar 750 kuaj fuqi dhe për të arritur momentin maksimal prej 1,000 Nm (737 lb-ft).

Përveç të qenit modeli i dytë M i pastër ndonjëherë, Concept XM është gjithashtu automjeti i parë i elektrizuar i filialit në segmentin me performancë të lartë. Kjo “tregon rrugën për të ardhmen e markës M”, thuhet në njoftimin e kompanisë, e cila lë të kuptohet për më shumë makina me energji elektrike në të ardhmen.

Ajo do të jetë makina e parë që do të ketë gjithashtu modelin e ri të pjesës së përparme të BMW. Bazuar në imazhet e Concept XM, pjesët e përparme të BMW-së do të kenë fenerë të ndarë dhe grila thuajse tetë-këndore mes tyre që mbajnë logon e automjetit. Do të fillojë prodhimin në fund të vitit 2022. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  BMW prezanton veturën e parë elektrike për masat

Tags >

BMW