Softuer

BMW do të sjellë iPod Out

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
BMW do të sjellë iPod Out

BMW ka bërë të ditur se do të ofrojë përkrahje për një prej veçorive të reja të iOS 4 për iPhone dhe iPod Touch gjatë të ardhmes së afërt. Veçoria është iPod Out, që mundëson menytë e iPod dhe iPhone të shihen edhe të kontrollohen nga ekrani në tabelën e instrumenteve të automjetit.

Kjo do t’i mundësojë drejtuesit të makinës që të kontrollojë iPod-in apo iPhone-in e tyre duke përdorur meny familjare veçse të njohura për ta. Kjo gjithashtu do të thotë se BMW mund të kursejë kohë duke dizajnuar një sistem të menysë pë automjetet e saja dhe në anën tjetër vetëm të përdor atë që Apple veçse ka krijuar.

Pritet që në të ardhmen të shtohen edhe mundësitë për shfaqjen e aplikacioneve dhe përmbajtjeve tjera në ekranin e automjetit.

LEXO EDHE:  Tastiera Google Gboard tashmë përkthen tekstet në 103 gjuhë të botës

Lajmet e fundit>