Biznes

Boeing dhe Airbus thonë se teknologjia 5G interferon me pajisjet elektronike të avionëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Dhjetor 2021
Më herët ka pasur shqetësime se banda C e teknologjisë 5G mund të interferojë me pajisjet elektronike të avionëve. Boeing dhe Airbus thonë se teknologjia 5G interferon me pajisjet elektronike të avionëve

Ekzekutivët e dy prodhuesve më të mëdhenj në botë të avionëve bënë thirrje qeverisë Amerikane të shtyjë debutimin e shërbimeve të reja celulare 5G.

Në një letër drejtuesit e Boeing dhe Airbus paralajmëruan se teknologjia mund të ketë një impakt të madh negativ në industrinë e fluturimeve.

Më herët ka pasur shqetësime se banda C e teknologjisë 5G mund të interferojë me pajisjet elektronike të avionëve.

“Interferencat e shkaktuara nga 5G-ja mund të ndikojnë operimin e sigurte të një avioni” shkruhej në letër.

Konkretisht ekspertët frikësohen se 5G-ja mund të interferojë me matësit e lartësisë ndërsa një grup Amerikan i telekomunikacionit CTIA tha se 5G-ja është e sigurte dhe kjo është vetëm një përpjekje për të përhapur panik dhe manipuluar fakte.

Sipas kompanive nëse 5G-ja do të lançohej në 2019-ën, të paktën 345 mijë fluturime do të ishin shtyrë ose vonuar.

Më 5 Janar të vitit të ardhshëm AT&T dhe Verizon në SHBA pritet të lançojnë 5G në bandën C. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aksesorët që duhej të "mbronin" nga 5G rezultojnë të dëmshme

Tags >

5G