Lajmet

Boeing dhe Porsche bashkëpunojë për të ndërtuar makina fluturuese

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Tetor 2019
0
Në fillim të këtij viti kompania kreu një testim të një prototipi i cili mund të akomodonte 2 deri në 4 persona dhe të fluturonte për afro 80km. Boeing dhe Porsche bashkëpunojë për të ndërtuar makina fluturuese

Prodhuesi Amerikan i avionëve tha ditën e Enjte se do të bashkëpunojë me markën e makinave sportive të Volkswagen, Porsche, për të zhvilluar një koncept makine fluturuese e cila mund të transportojë njerëz në zonat urbane.

Aktualisht kompania po punon me rivalin Airbus dhe kompani të tjera për të zhvilluar makina të vogla të afta të fluturojnë dhe zbresin vertikalisht.

Në fillim të këtij viti kompania kreu një testim të një prototipi i cili mund të akomodonte 2 deri në 4 persona dhe të fluturonte për afro 80km.

Si pjesë e marrëveshjes Boeing dhe Porsche do të analizojnë tregun dhe potencialin e tij për makina të tilla fluturuese për përdorim në metropole.

Bashkëpunimi vjen në një moment jetik për Volkswagen dhe Boeing. Prodhuesi Gjerman po përpiqet të rindërtojë markën pas skandalit të emetimeve me makinat me naftë ndërsa Boeing ka hasur vështirësi pas dy rrëzimeve fatale të avionëve 737 MAX. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Koreja e Jugut vendi i parë në botë që lançon zyrtarisht 5G

Lajmet e fundit>